-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha publikon pjesë nga dosja e SPAK për Belinda Ballukun dhe aferën e tunelit të Llogarasë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale pjesë nga dosja hetimore e SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në dokumentet e publikuara përfshihen biseda përmes aplikacionit “Signal” mes Ballukut dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, ku ata diskutojnë për vlerësimin e ofertave dhe momentin e publikimit të fituesit të tenderit.

Në një nga mesazhet, Balluku i shkruan Berberit: “Prit t’i çoj fjalën atij krvës që kërcënon me SMS”*, para se tenderi të shpallej publik.

SPAK po heton dy zyrtarët për dyshime për abuzim me detyrën dhe parregullsi në procedurat e tenderimit, ndërsa publikimi i Berishës ka shkaktuar reagime të forta politike.

Projekti i tunelit të Llogarasë ka një vlerë prej rreth 150 milionë euro dhe është një nga investimet më të mëdha publike të viteve të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit