Mëngjesin e sotëm në qytetin e Kukësit u arrestua 30 vjeçari Pëllumb Veseli.
Ai u kap në lagjen nr 3 të qytetit, njëkohësisht banor i po kësaj lagje.
Veseli ishte duke lëvizuar me makinën e tij tip “Touareg” ku brenda saj iu gjet një pistoletë dhe municion luftarak.
Policia bëri të mundur kapjen e tij, duke sekuestruar armën dhe municionin luftarak si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









