-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Ina Zhupa: Ju keni shumefishuar vetëm veten në buxhet, për popullin asgjë

Kryesoret

Ina Zhupa, ka reaguar me forcë gjatë seancës plenare, duke akuzuar qeverinë për mos përfaqësim të interesave të qytetarëve.

Ajo u shpreh se shumica ka “shumefishuar vetëm veten e saj” dhe se nuk ka përgjegjësi ndaj popullit, duke pyetur pse zëvendëskryeministrja nuk ndodhet në seancë për të dhënë llogari mbi përdorimin e fondeve publike.

““Buxheti i vjedhjes së madhe që i jep para koncesionarëve dhe ministrave
Çdo firmë e vulë e dhënë është një koncesion, 50 mln euro më tepër në Tunelin e Llogarasë, inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe Check up që nxjerrin burra me barrë. Pra është pasurimi i qeveritarëve në kurriz të shqiptarëve. Ju keni shumefishuar vetëm veten e juaj se për popullin asgjë s’keni bërë.

Ku e keni ju zëvendëskryeministren? Pse nuk është ajo këtu që të japë llogari, se ku i keni çuar paratë e popullit. Sot do të zhvilloni një seancë që dëmton familjen dhe keni futur në diskutim barazi gjinore. Duhet ta vini këtë parlament në funksion të qytetarëve, çoni me të vërtetë në fonde për arsimin dhe për procese të tjera që nuk kanë buxhet.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit