Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta para Kryeministrisë.
“Së shpejti do të njoftojmë protestën e parë kombëtare, ftojmë qytetarët që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kur një regjimi që e ka vjedhur atë, që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, financiar, logjistik për t’u marrë votën shqiptarëve.
Përpjekja jonë për të transformuar Parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve has në absurditetin dhe banditizmin e paprecedent parlamentar.
Qeveria u miratua pa debat, buxheti dje pa debat, ne do të hapim platformën qytetare parlamentare para ndërtesës së këshillit të ministrave, por ndaj këtij regjimi do vendosemi me gjithë potenciale, nuk nënshtrohemi”, tha Berisha.








