-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi kritikë PL: S’ka strukturë partie, kanë humbur busullën

Kryesoret

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke shprehur kritika të forta ndaj drejtimit të saj.

Sipas Kryemadhit, keqinterpretimi i situatave të shumta ka sjellë shkatërrimin e strukturave të rinisë dhe, më gjerë, të vetë strukturës partiake.

“Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë. S’ka strukturë partie, ka një tavolinë me katër fytyra që përveçse nuk mbledhin partinë, mendojnë se duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Ilir Metës bëjnë politikë,” u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk ka më funksione drejtuese në parti, ajo vazhdon të kontribuojë rregullisht financiarisht.

“Unë paguaj kuotën e partisë muaj për muaj me bankë dhe jam e sigurt se asnjë prej deputetëve nuk e bën këtë,” deklaroi ish-deputetja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit