Pas përfundimit të numërimit të votave dhe fitores së Përparim Ramës nga LDK, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku e uroi për fitoren dhe shpreh gatishmërinë për të vazhduar të shërbejë Prishtinën nga pozita e opozitës në Kuvendin Komunal. “Rrugëtimi ynë për një Prishtinë më të mirë vazhdon, me të njëjtin besim dhe dashuri për qytetin tonë,” tha Çeku.








