-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Aeroporti i Vlorës ngrehina pa operim

Kryesoret

Koncensioni i aeroportit të Vlorës është i formës BOT ( build operate transer ) ose ndërto , opero, transfero. Konsorciumi fitues,  duhet të kishte eksperiencë në të ndërtim edhe operimin e aeroporteve.

Gjatë intervistës z. Pacolli deklaroi se kompania e tij kishte ndërtuar aeroporte por nuk kishte operuar ose menaxhuar të tilla , ndaj kishin dakortësuar që menaxhimin ose operimin ta nënkontraktonin tek Aeroporti i Munihut.

Por në këtë kohë , sipas Z.Pacolli  futet në lojë YDA e cila vjen në Shqipëri për dy qëllime për të ndërtuar spitalin e Fierit edhe për Aeroportin e Vlorës.  Sipas z. Pacolli YDA kishte eksperiencë ne operim, edhe për këtë arsye ishte i mirëpritur në konsorcium .

Deklarata e Pacollit  si dhe fakti që ministria pasi ndryshoi kriteret edhe e  shtyhu disa herë tenderin deri sa konsorciumi në fjalë përgatiti ofertën, shpalli fitues konsorciumin në fjalë qartësoi faktin që fituesi ka qënë i parapërcaktuar .

Por dëshmia e z. Pacolli nëse bashkohet  me përcaktimet në kontratë tregon më shumë.

Edhe pse  një partner i cili ka 40% të aksioneve  YDA-JA në këtë rast,   ka eksperiencë në operim , kontrata  parashikon që operimi të jepet me nënkontraktim .

Sipas ligjit duhet të përcaktohet që në dokumentet e tenderit edhe më pas në kontratë fushat ku mund të nënkontraktohet . Kjo tregon  që është ditur edhe pranuar që në krye të herës që YDA do të largohej .

Pra  YDA ishte futur jo si partner real por si partner fiktiv, edhe Z. Pacolli kur nuk pranoi që YDA të kishte 60 % të aksioneve duke i ulur ato në 40%  ka negociuar pagesën e shitjes së aksioneve të YDA-së .

Pra, ministria ka dhënë një koncension pa Operimin të garantuar në kundështim me frymën e ligjit edhe me shumë  gjasa në kundështim me pikën 3 të nenit 34 të ligjit të PPP I cili kërkon që në PPP e punëve edhe shërbimeve publike mos të tejkalohet përcaktimet e ligjit të prokurimit publik për masën e nënkontraktimit.

Populli i varfër që i këndonte këngë Erdoganit për spitalin ndërkohë që YDA morri një pagesë indirekte  3 milionë Euro, ( kishte kërkuar 5 milionë )  “për dhuratën”  e Spitalit të Fierit , megjithese me ndihmën e qeverisë kjo pagesë u maskua si shitje aksionesh .

Aeroporti i Vlorës një ngrehinë pa operim !

Z.Pacolli dëshmoi se Aeroporti i Vorës do të përfundojë së ndërtuari por nuk do të vendoset në operim.

Kjo për dy arsye , e para Aeroporti i Munihut i cili kishte kishte rënë dakord që ta operonte kur të kishte përfunduar ndërtimi është tërhequr për shkak të vendimit të këshillit bashkiak  të Munihut në përmbushje të kërkesës së ambientalistëve .

Edhe së dyti,  konflikti midis  dy partnerëve të mbetur të konsorciumit e bën  të pamundur arritjen edhe nënshkrimin  e një marrëveshjeje me një operues tjetër .

Të nënshkruash një kontratë koncensioni BOT  duke  rrezikuar  OPERIMIN është akrobaci që do guxim të madh si nga parneri publik si nga parneri privat.

Për shkak të këtij guximi në Shkurt 2026 sipas z.Pacolli do të kemi një ngrehinë të përfunduar  por jo një Aeroport , pasi qeveria e të paaftëve kishte krijuar iluzionin se mund të menaxhohen edhe akrobaci të tilla në kontrata kaq komplekse e me risk  .

E pra, iluzioni është një borxh me interesa të larta , por  për më keq paguhet me kamatvonësë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit