Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarë në Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik ka qenë mesatarisht 16%.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Mat (35%), ndërsa më e ulëta në Vlorë (rreth 11%).
Në Tepelenë dhe Cërrik, qytetarët kanë dalë përkatësisht 29% dhe 21%, ndërsa në Berat 17%.
Procesi i votimit vazhdon normalisht dhe qytetarët ftohen të marrin pjesë deri në orën 19:00.









