Sali Berisha: Lubia tunelin e ka kontraktuar me urdhër të Edi Ramës, i ka bërë të qartë se do ta marrë me vete nëse e lëshon.
Ju informoj për mbledhjen top sekret në selinë e PS-së, aty u mblodhën deputetët dhe drejtuesit për Tiranën.
Në atë mbledhje Rama u ka bërë të qartë atyre se drejtuese e qarkut të Tiranës do të jetë Belinda Balluku dhe se SKAP-i i partisë ka sulmuar PS-në dhe Ramën dhe se aty asgjë nuk qëndron dhe se i gjithë problemi e kanë tek ai (Rama).
Prandaj Belinda është vetëpafajësia, beteja që na bëhet është politike thotë Rama dhe “ju vazhdoni punën” thotë Rama duke pasur Belindën, Lubinë në krye për Tiranën.
Pas skandalit, të tunelit të Llogarasë, zoti Pacolli informoi shqiptarët për një skandal identik me të, për jnë tender që nuk është zhvilluar kurrë, përveç se në zyrë e Lubisë.
Aty kishte një moment, kërcënimi super mafioz i kërcënimit me jetë të Bexhet Pacollit, ai ka domethënie të madhe se cilët janë onturazhi i Ramës dhe Ballukut. Pacolli me atë super kujdesin e tij nuk citonte Ramën, por po tha Lubia, ka thënë Rama.
Dy ministra të qeverisë së PS-së, Gjiknuri dhe Ahmetaj nuk kanë pranuar të firmosin tenderin për aeroportin e Vlorës pasi nuk kanë qenë dakord për 120 mln euro që duhej paguar për biletat e munguara.








