-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bledi Çuçi pas fitores së Brunilda Mersinit: Jam i lumtur që Vlora do të ketë një kryetare grua

Kryesoret

Pas fitores së Brunilda Mersinit në zgjedhjet e pjesshme për kryetare bashkie në Vlorë, drejtuesi politik i PS për këtë qark, Bledi Çuçi, u shpreh për media mbi rezultatin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

Ai vuri theksin te faktori gjinor dhe entuziazmi për ndryshimet që pritet të sjellë në qytet administrata e re.

“Jo, nuk mendoj kështu. Ju e patë edhe nga përqindja e votave ishin socialistët që kishin dalë për të votuar. Pjesëmarrja varej nga shumë fenomene, që ishin zgjedhje të pjesshme, pa këshilltarë, zgjedhje që nuk kishin kundërshtar të fortë. Dhe kur je pa kundërshtar, si një ndeshje futbolli kur nuk ke kundërshtar stadium ngel bosh. U vu re edhe te bashkitë e tjera. Patën rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes. Mua nuk më shqetëson. Jam i lumtur se e para në Vlorë kemi një kryetare bashkie grua, dhe që jam entuziast për atë që do të ndodhë më pas. Edhe ju do të befasoheni me çfarë do të ndodhë në bashkinë e Vlorës në mënyrë simbolike. Do të jemi në një rrugëtim jo të shkurtër por të bukur për Vlorën”, tha Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit