-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Do shpallim sovranitetin energjetik, rritje pagash për dy kategori në OSHEE

Kryesoret

“Për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%. Në radhë të dytë për të gjithë elektricistët do të ketë një rritje page me 75 mijë lekë të reja në muaj dhe për inxhinierët me 12.5 lekë të reja në muaj”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama. Lajmi i mirë ishte për të gjithë punonjësit e OSHEE-së. Deklaratat i bëri në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

Gjatë prezantimit të këtij projekti, Rama u shpreh se brenda vitit të ardhshëm do të hyjmë në epokën e matësve inteligjentë. Gjithashtu kryeministri theksoi se shumë shpejt Shqipëria do të ketë pavarësi energjetike, gjithçka nga burimet e saj.

“Për ta projektuar të nesërmen, ndërkohë që vazhdon intensivisht puna e përditshme, sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që besoj se brenda vitit të ardhshëm do të kemi fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë, me një parti të parë prej rreth 350 mijë matësash, dhe brenda këtij mandati do ta mbyllim edhe këtë proces, që besoj se do ta ulë edhe më tej nivelin e humbjeve elektrike në rrjet, duke e ulur nën mesataren e BE-së, por duke e rritur cilësisht edhe shërbimin e çdo konsumatori, duke riparuar ato të meta që ka procesi i faturimit.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit