Sot pritet të vendoset nëse çështja e ish-presidentit Ilir Meta do të kalojë për gjykim ose do të rikthehet për rishqyrtim.
Gjyqtarja Irena Gjoka ka pezulluar më parë afatet e paraburgimit, ndërsa seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Monika Kryemadhit.
Avokati i Metës ka akuzuar Gjokën për presion nga prokurorët e SPAK, duke theksuar se ajo është nën hetim për dëmtim të fshehtë dhe falsifikim dokumentesh në Greqi, akuza këto të ngritura nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Nga burgu, Meta ka reaguar lidhur me një letër të ardhur nga SHBA, që lidhet me pagesa për çështjen e lobimit, duke e quajtur si “gënjeshtër të SPAK”.









