Kryeministrja italiane, Meloni u shpreh sot se është në dijeni të fërkimeve që ka pasur Shqipëria me Greqinë por u shpreh se beson tek zgjidhja.
“Ne jemi mbështetës të hyrjes së Shqipërisë në BE. Shqipëria ka bërë punë të mirë dhe të madhe. Ka disa fërkime, unë i njoh miqtë e mi grekë, ata janë njerëz që kanë punuar për të mirën e Europës, nuk besoj se ka gjë për t’u druajtur” tha ajo.
Më tej, kryeministri Edi Rama tha se beson se deri kur Italia do të marrë kryesimin e Këshillit Europian në 2028 nuk do të jetë nevoja për t’i tërhequr veshin homologut grek.
“Si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinj. Pasi ka kaluar një moment jo i lehtë, ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mirë. Për ne vlerat dhe parimet e mbrojtjes së pakicave janë vlera dhe parime të pandalshme të Shqipërisë.
Unë jam shumë optimist që në 2028 kohë kur Italia do të ketë kryesinë e Këshillit Europian dhe nuk besoj se do të ketë nevojë t’i tërheqë veshin Qirjakos (Mitsotakis)” tha Rama, që e mbylli me një lajm të mirë.
“7 anije do të ndërtohen në Pashaliman. Kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë punë, njohuri për të rinjtë dhe që do të furnizojë Shqipërinë, Italia, me anije” tha ai.








