-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria dhe Italia zhvillojnë sot në Romë mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive

Kryesoret

Për herë të parë, qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë sot në Romë një mbledhje të përbashkët, që shënon nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në këtë takim marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, së bashku me rreth 10 ministra nga kabineti shqiptar.

Takimi mes Ramës dhe Melonit është planifikuar për në orën 11:40, ndërsa në 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët e delegacioneve.

Rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe memorandumeve, që përfshijnë fusha si mbrojtja, energjia, migracioni, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, shëndetësia dhe mjedisi.

Kjo mbledhje pason miratimin në parim të një marrëveshjeje bashkëpunimi për të paktën 10 sektorë, ndërsa dy vendet theksojnë synimin për të forcuar partneritetin strategjik dhe për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit