-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon mocion me debat në Kuvend: Krimi i organizuar ka kapur shtetin

Kryesoret

Partia Demokratike i kërkon Kuvendit mocion me debat për situatën e krimit në vend. Në shkresën drejtuar kryetarit Niko Peleshi, PD kërkon sqarime nga qeveria lidhur me masat e ndërmarra për të luftuar këtë fenomen shqetësues. Demokratët, në kërkesë, i referohen raporteve ndërkombëtare përfshirë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku flet për pastrim parash në ndërtim.

“Në vitet e fundit, veçanërisht përgjatë vitit 2025, nga raporte të organizatave , institucioneve e mediave ndërkombëtare dhe shqiptare, Shqipëria është identifikuar si e ekspozuar ndaj krimit të organizuar, sidomos në trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, me ndikime mbi ekonominë, median dhe proceset zgjedhore.

Raporti INCSR 2025 i Departamentit të Shtetit evidenton se korrupsionit, krimi i roganizuar, boshllëqet në kuadrin ligjor dhe pengesat në komunikimin ndër institucional e bëjnë Shqipërinë vulnerabël ndaj pastrimit të parave, ku kriminelët përdorin blerje pasurish të paluajtshme, projekte ndërtimi, asete virtuale dhe biznese të ndryshme për të pastruar paratë e pista”, thotë PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit