-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 mijë veta protestojnë në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryesoret

Rreth 6 mijë persona pritet të marrin pjesë në një protestë në Strasburg, organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen të arrestuar prej pesë vitesh, ndërsa procesi kundër tyre ka nisur në vitin 2023.

Ata akuzohen për vrasje, krime kundër njerëzimit, torturë dhe zhdukje me forcë të qindra civilëve gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Në sfond, shqetësimet për situatën politike në Kosovë rriten, ndërsa vendi vazhdon të përballet me mungesë qeverie dhe funksionim të dobët të institucioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit