Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, inauguroi këtë të hënë, 17 nëntor, foltoren që kishte paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur një fjalim përpara mbështetësve demokratë.
“Miqtë e mi, po të ndalemi vetëm këtë javë, nuk javë që paraqet më qartë fytyrën e urryer të narkoshtetit shqiptar.
Gjatë kësaj jave, skandalet më të mëdha, vjedhja nga Rama-Lubia 90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.
Vjedhja e 140 milionë eurove në aeroportin e Vlorës.
Vjedhja e qindra milionë eurove në porte, rrugë dhe vepra të tjera.
Kjo javë faktoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet, po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër vetëm vrullin tonë, zemërimin tonë, vendimin tonë për ta fshirë nga historia.
Po këtë javë, në vendin më të sigurt, të supozuar, masakra kur bandat e qeverisë likuidojnë banda të tjera të qeverisë.
Por, ajo që kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja de facto e narkoparlamentit.
Edi Rama dhe banda e tij, të dalë nga dhunimi i votës, të dalë nga grabitja e votës, të dalë nga paratë e drogës, nga aferat më të mëdha korruptive, kanë frikë dhe tmerr nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament.
Ndaj dhe ata zgjodhën për t’u mbrojtur ndaj jush, të vendosin terrin, të vendosin bllokimin, të vendosin errësirën.
Në 10 seanca parlamentare si kurrë ndonjëherë në histori në asnjë vend, opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë,” tha Berisha.









