Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta. Në seancën e sotme pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.
Seanca e fundit e mbajtur më 11 nëntor, u shty për shkak të kërkesës nga avokati i Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ndaj Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie ndërsa Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.
Ilir Meta vijon të qëndrojë në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.








