-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kos: SPAK po funksionon, rastet e korrupsionit tregojnë përparim në Shqipëri

Kryesoret

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, komentoi rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Ajo e krahasoi këtë rast me atë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, duke theksuar se të dyja situatat tregojnë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri po funksionojnë.

Kos pranoi se nuk ndihet e kënaqur që vendet kandidate për BE-në përballen me raste të korrupsionit të nivelit të lartë, por theksoi se zbardhja e këtyre rasteve është një hap përpara. “Kjo tregon se institucionet antikorrupsion po punojnë,” u shpreh ajo, duke shtuar se problematika të ngjashme ekzistojnë edhe brenda Bashkimit Europian.

Komisionerja nënvizoi rëndësinë e institucioneve dhe të drejtësisë së pavarur: “Është e rëndësishme të kemi institucione. Vendeteve kandidate u duhen këto institucione për të luftuar korrupsionin. Më pas, drejtësia do të vendosë nëse ligji është shkelur dhe çfarë do të ndodhë më pas,” tha Kos.

Mesazhi kryesor i saj është se, edhe pse korrupsioni i nivelit të lartë është shqetësues, funksionimi i institucioneve dhe zbardhja e rasteve tregon progres dhe përparim në luftën kundër korrupsionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit