Më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë Samitin “Our Pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, do të diskutojnë për rritjen ekonomike, integrimin rajonal dhe afrimin me Tregun e Përbashkët Evropian.
Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke nisur në orën 09:30.
Fjalët hapëse do t’i mbajnë Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Marta Kos, ndërsa aktivitetet përfshijnë edhe fotografi zyrtare dhe një konferencë për shtyp.









