Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga takimi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI në San Paolo të Brazilit së bashku me dy deputetët e tjerë demokrat, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçin, deklaroi se kjo Asamble e ka cilësuar Shqipërinë si vendi më narkotik në Europë.
Deklarata e plotë e Berishës:
Mora fjalën së pari për të falënderuar nga zemra CDI-në, e cila është organizata e parë ndërkombëtare e partive që e ka cilësuar shtetin narkotik të Shqipërisë si shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Europë. Lufta jonë është e vështirë, por qëndrimi juaj ishte shumë i çmuar dhe i dobishëm për ne.
Nuk do të zgjatem më tej tani për këtë shtet narkotik, sepse gjatë sesionit do të kem mundësi të flas më gjerë, por do të citoj vetëm një moment që Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së përmendi këtu lidhur me aktin korruptiv të Kryeministrit spanjoll.
Zonja Dolo, njeriu i parë në Europë që i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ishte Edi Rama i Tiranës. ‘Të lutem mos u dorëzo, Pedro.’ Kjo është një aleancë korrupsioni dhe, në fakt, kur i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ai e dinte shumë mirë që vetë ishte i përfshirë në korrupsione të mëdha dhe të jashtëzakonshme. Por kjo aleancë është gjithashtu shumë problematike, sepse censuron, ndikon dhe u shkakton shumë dëme vendeve tona dhe demokracisë sonë.
Ndër të fundit Berisha hodhi akuza për një alencë korrupsioni mes Ramës dhe ish-homologut të tij spanjoll Pedro Sanchez.









