-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Filo: Reshjet e shiut në Korçë kanë qenë minimale

Kryesoret

Kryetar i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka ndarë këtë të shtunë detaje nga situata e motit të keq në vend e cila preku thuajse gjithë bashkitë e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Filo thekson se dëmet në këtë bashki nga reshjet e shiut kanë qenë minimale, krahasuar me rrezikun real që paraqiste situata.

“Gjatë javës së fundit Korça u përball me një situatë të jashtëzakonshme atmosferike: Vetëm në 4 ditë ranë rreth 370 mm shi (të martë 38 mm, të mërkurë 159 mm, të enjte 85.6 mm, të premte 85.8 mm) sipas matjeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pra afro 50% e mesatares vjetore të reshjeve në qarkun tonë.

Megjithë këtë sasi ekstreme në kaq pak kohë, dëmet në territor kanë qenë minimale krahasuar me rrezikun real që paraqiste kjo situatë.

Kjo arritje lidhet drejtpërdrejt me punën periodike gjatë gjithë vitit për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve kulluese, si dhe me reagimin e shpejtë në ditët kritike.

Pa këtë punë të bërë paraprakisht dhe në terren, kjo situatë do të kishte shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për qytetin dhe njësitë tona administrative.

Faleminderit të gjitha ekipeve të bashkisë dhe qytetarëve për punën, bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë”, shkruan Filo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit