Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes sipas përgjimeve të SPAK së bashku me vartësin e saj Evis Berberin ka manipuluar të gjithë procesin e tenderimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
Në dosjen e publikuar nga Gazment Bardhi bie në sy fakti se ajo udhëzon Evis Berberin të takojë biznesmenët të cilët fituan garë për ndërtimin e lotit të 4.
Në mesazhet e Ballukut dhe Berberit evidentohen dhe mekanizimi se si dirigjohej dhënia e tenderave. Në bisedime, Balluku shprehet e shqetësuar për të kuptuar se si doli lista e fituesve të garës së Unazës së Madhe.
Ndërkohë që Evis Berberi tregon se kjo ishte e pamundur pasi e dinin vetën ata. “Për çdo lot kanë marrë kritere në letër të shtypur pa emër”- shprehet Berberi.
“Asnjë se ka listën, s’ka si ta kenë. Pamfleti e ka nxjerre listën apo eshte info. Vetëm po te kenë qëlluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetëm unë e di. Për çdo lot kane marre kritere ne letër te shtypur pa emër”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi”, thuhet në dosje të SPAK-ut.









