Zbardhen mesazhet e ministres tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku me vartësin e saj, ish kreun e ARRSH Evis Berberi, i cili ndodhet në burg.
Nga të dhënat e siguruara nga SPAK të nxjerra nga aplikacionet e komunikimit “WhatsApp” dhe “Signal Private Messenger”, dalin në dritë shkëmbime mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me firma konsulence që ofrojnë shërbime projektimi dhe supervizimi.
Në dosje penale të hetuar nga SPAK thuhet se Belinda Balluku i përcjell Berberit një mesazh me tekstin “Civil Cons”, dhe menjëherë më pas saktëson: “Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim. Janë supervizor tek Porto Romano.” Berberi konfirmon njohjen e firmës: “Po janë të Porto Romano.” Balluku shton: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet i Librazhdit i PD.” Më pas i thotë që “mos ta shohë të marr tjetër punë në Republikën e Shqipërisë.”









