Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për të marrë pjesë si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Sipas aktakuzës, A.P. akuzohet për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Përvetësim të detyrës shtetërore”, ndërsa G.D. dhe M.X. për “Falsifikim dokumentesh” në bashkëpunim. Hetimet zbuluan se dokumenti i falsifikuar iu dha A.P. nga G.D., Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë, me ndihmën e M.X., punonjëse në zyrën e protokollit të KQZ-së. A.P. përdori dokumentin për të marrë pjesë si vëzhgues në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, pa qenë i regjistruar zyrtarisht si vëzhgues.
Prokuroria thekson se përdorimi i dokumentit u krye me vetëdije dhe në bashkëpunim nga tre personat, duke konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen.
/5pyetjet.al









