Kosova po përballet me tensione të reja politike pas mosmiratimit të buxhetit, ndërsa përplasjet mes opozitës dhe Qeverisë Kurti thellohen.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka akuzuar ekzekutivin për keqmenaxhim dhe ka deklaruar se vendi ndodhet në një krizë serioze buxhetor.
“Kosova po kalon krizë buxhetore jo për faj të opozitës, por për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti. Nuk mund të miratohet buxheti kur nuk ka qeveri funksionale.”









