Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të hyjë në faza të reja tensioni, teksa të dyja palët shkëmbyen sulme të ashpra gjatë natës, duke raportuar viktima dhe dëme të konsiderueshme.
Përshkallëzimi i luftimeve vjen në një moment delikat, kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit po marrin ritëm dhe negociatat po sinjalizojnë lëvizjet më pozitive prej muajsh.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se drafti i rishikuar i marrëveshjes së mbështetur nga SHBA “është përmirësuar ndjeshëm”, duke shtuar se “shumë nga elementët e duhur janë marrë parasysh dhe plani tani mund të bëhet i zbatueshëm”.









