Një zjarr i fuqishëm përfshiu pasditen e sotme një banesë dy katëshe në fshatin Kukur, Gramsh, rreth orës 15:00.
Flakët përhapën shpejt në të gjithë godinën, ndërsa shkaku që shkaktoi incidentin ende nuk është përcaktuar.
Kati i parë i banesës, i përdorur edhe si njësi shërbimi, pësoi dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje mbërritën shpejt zjarrfikësit e Gramshit, të cilët po punojnë për të fikur flakët dhe për të parandaluar që zjarri të përhapej tek ndërtesat e tjera përreth.
Autoritetet konfirmojnë se deri tani nuk ka persona të lënduar, ndërsa hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit vazhdojnë.









