-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Beteja nuk është për partinë, por për Shqipërinë

Kryesoret

Sali Berisha deklaroi se beteja politike nuk është më për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë dhe demokracinë.

Ai akuzoi Edi Ramën për manipulim zgjedhjesh dhe për pengimin e rotacionit të pushtetit, duke u mbështetur në raportet e ndërkombëtarëve dhe ODIHR.

Berisha theksoi se këtë herë qeveria nuk mori urime nga SHBA apo vende të tjera për zgjedhjet, dhe se ligji dhe e drejta janë në krah të opozitës.

“Një burrë i shquar, që ishte këtu vëzhgues, në Parlamentin Europian, Michael Gahler, u tha se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.
Pse i numërova këto. I numërova këto për të argumentuar se, me Edi Ramë nuk ka zgjedhje, por ama ndryshimi është shumë i madh.
Edi Rama i vodhi zgjedhjet në vitin 2021. Nuk i hyri ferra në këmbë, nuk i hyri gjë në këmbë. Edi Rama kësaj here mori damkosjen që meritonte.
Të gjitha këto që thashë janë të gjitha të nxjerra nga raporti i ndërkombëtarëve.
Ndodhi që këtu erdhi një ditë një mikeshë e tij dhe tha që, zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Në nderin e institucionit që e përfaqësonte, të nesërmen e përgënjeshtroi ai institucion; jo tha, ne për zgjedhjet themi atë që thotë ODIHR.
Ndodh dhe tjetra. Nëqoftëse përpara zgjedhjet përgëzoheshin pa u numëruar kësaj here nuk ka marrë asnjë urim nga qeveria e SHBA, e as nga ndonjë qeveri tjetër.
Por kur e pyetën gazetarët Departamentin e Shtetit, a e përgëzuar kryeministrin, jo, se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe direktiva e presidentit kërkon që të urohen vetëm ata që bëjnë zgjedhje të lira.
Ku jemi ne sot, a na dëmton ne kjo, njohja e të vërtetës dhe realitetit? Jo, për të luftuar armikun ne duhet ta njohim mirë atë.
A do mundet ky, vrasës i votës tonë, shkatërrimtar i këtij kombi, armik i Mirditës, armik i familjes shqiptare, të na mposhtë ne në përpjekjen tonë për të mbrojtur këto vlera? Jo kurrë,” tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit