Një ngjarje e rëndë u shënua sot në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku pas një konflikti për motive të dobëta, një person qëlloi me armë zjarri në ajër.
Falë reagimit të shpejtë të policisë, autori u arrestua.
Një person me iniciale A. Sh., 26 vjeç, dyshohet se kanosi një të ri 20-vjeçar, Xh. G., ndërsa gjatë kontrollit policia sekuestruar armën e përdorur në ngjarje.
Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa materiali i plotë i çështjes i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.









