-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fermerët grek nuk binden, bllokohet aksi ndërkombëtar Kakavijë-Janinë

Kryesoret

Me bllokada të shtuara në rrugët kryesore dhe doganat në të gjithë vendin, fermerët vazhdojnë mobilizimet e tyre, ndërsa të gjithë sytë janë drejtuar te takimi i Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, për të siguruar koordinimin dhe gjetur zgjidhjet.

Mobilizimet po intensifikohen, me bllokada në shumë rajone, si Thesalia, Greqia Qendrore dhe Akaia, ndërsa veprime më dinamike janë në tryezë, nga ana e fermerëve, siç është bllokimi i porteve dhe doganave. I bllokuar qëndron edhe aksi ndërkombëtar Kakavijë-Janinë, ku lëvizjet lejohen vetëm për emergjenca apo urgjenca spitalore.

Sidoqoftë, ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe deklarojnë se nuk duan një dialog pa rezultate.

Qeveria ka paralajmëruar masa të forta ndaj sjelljes agresive dhe përleshjes së fermerëve me policinë, në përpjekje për të bllokuar edhe aeroportet.

Mobilizime u zhvilluan edhe në Pathe, ku të shtunën në mëngjes fermerët dhe blegtorët nga Almyros dhe Veletsinos mbyllën kryqëzimin e Mikrothevon. Rruga është e mbyllur në të dyja drejtimet, ndërsa fermerët kanë rreshtuar traktorët e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit