Deputwti socialist Erion Braçe i cili është edhe një ndër mbështetësit kryesor të fermerëve me zërin e tij në kuvend, ka kritikuar ashpër skemën aktuale të kompensimit të TVSH-së. Teksa më tej thekson se posti i tij politik dhe “karrigia” e deputetit nuk kanë rëndësi përballë sigurisë ushqimore dhe mbështetjes ndaj fermerëve.
“Dje ne mbremje, nje mik me coi nje titull per te lexuar; Ne te thuhej se te besh kete llogari eshte OPOZITE-OPOZITARIZEM dhe se kjo do me jape kosto politike; Mire, dakord une do marre kosto politike e nuk do jem me neper lista pas kater vitesh; Po demin qe po shkaktohet ne fshat, demin ne bujqesi e blegtori, e mendon kush??; Po koston e forte politike qe po merr kjo PARTI, PARTIA IME ne fshat, e mendon kush?? Pa kerrige jeton mor jeton, por pa ushqimin e mire te bujkut, behet e veshtire!”, shkruan Braçe.









