“Sot me të drejtë të gjithë bëjmë pyetjen a jemi vërtet të lirë? A jemi të lirë kur tregu sundohet nga miqtë e Ramës? A jemi të lirë kur pushteti ekonomik i jep pushtet vetëm një grushti njerëzish afër Ramës.
A jemi vërtet të lirë kur vota blihet, kur administrata kërcënohet, kur bandat bëjnë ligjin. A mundet të flasim për liri kur korrupsioni ka arritur në nivele marramendëse dhe kur ministra, zv/ministra, drejtorë, kryetarë bashkish janë dënuar apo janë në radhë për burg.”









