Drejtori i ri i policisë së shtetit ka bërë ndryshimet në drejtimin e policisë rrugore në Tiranë. Lusjan Zeqaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. Ermal Zaimi – Komandant i trafikut ndërurban (linjat) dhe Jetnor Shira u vendos shef i trafikut urban në Tiranë (rikthehet në këtë post).
Një nga vendimet e rëndësishme që ka marrë drejtori i ri ka qenë heqja e efektivëve të policisë nga rrugët kryesore dhe jo vetëm të vendit duke ndaluar dhe gjobitur drejtuesit e makinave. Tashmë kontrolli do të bazohet tek kamerat dhe radarët.









