-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përshkallëzimi i protestave në Greqi/ Fermerët përmbysin makinën e policisë

Kryesoret

Protestat e fermerëve grekë në ishullin e Kretës kanë marrë përmasa të paprecedentë këtë të hënë, me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave policore pranë aeroporteve të Haniasë dhe Iraklios.

Në Hania, tensionet shpërthyen kur fermerët thyen kordonin policor, përmbysën një automjet policie dhe detyruan njësitë speciale të tërhiqen, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës. Ndërkohë, në Iraklion, dhjetëra protestues depërtuan deri në pistën e aeroportit, duke shkaktuar mbylljen e tij përkohësisht.

Protestat janë pjesë e një lëvizjeje të gjerë që ka përfshirë të gjithë Greqinë, ku fermerët kërkojnë përshpejtimin e subvencioneve të BE-së dhe uljen e kostove të prodhimit. Ata akuzojnë shpërndarjen e padrejtë të ndihmave financiare për individë të lidhur me pushtetin. Protestat kanë përfshirë gjithashtu bllokimin e doganës së Promahonas me Bullgarinë dhe autostradës Egnatia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit