Kreu i PD-së Sali Berisha ka reagur sot për krizën demografike që po perballet vendi gjatë dekadës së fundit, ku sipas ti përgjegësi kryesor është qeveria për keqmenaxhimin e problemeve sociale gjatë ketyre viteve në pushtet.
“Natyrisht kjo paketë është vetëm hapi i parë i domosdoshëm për të shënuar një kthesë, e cila synon të shpëtojë Shqipërinë nga shkretimi i plotë i banorëve të saj.
Fshirja, shuarja. Historia e kombeve është histori e lindjes, lulëzimit, por edhe zhdukjes së tyre. Shqiptarët nuk e meritojnë të zhduken.
Shqiptarët duhet të meritojnë në trojet e tyre që nga kohërat ilire gjer sot. Kjo që ndodh është katastrofa më e madhe demografike në historinë e kombit.
Kurrë shqiptarët nuk kanë përjetuar një shpopullim të tillë nga asnjë pushtim, nga asnjë sëmundje, nga asnjë epidemi. Kjo ishte çështja që desha të sjell te ju dhe që ne do ta mbrojmë në Parlament”, deklaroi Berisha









