-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lavrov: Rusia do të reagojë ndaj çdo vendosjeje trupash evropiane në Ukrainë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se Rusia do të reagojë nëse trupat evropiane vendosen në Ukrainë.

Në një deklaratë të tij, Lavrov theksoi se, edhe pse Rusia nuk ka ndërmend të përfshihet në një luftë me Evropën, ajo është gati të marrë masa ndaj çdo veprimi të mundshëm që mund të vështirësojë më tej situatën në Ukrainë.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e BE-së ndaj konfliktit dhe reagoi ndaj deklaratave të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me zgjedhjet e mundshme në Ukrainë.

“Ne nuk kemi ndërmend të shkojmë në luftë me Evropën, por jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo vendosjeje të mundshme të trupave evropiane në Ukrainë,” tha Lavrov. “Bashkimi Evropian është në një ‘verbëri politike të pashpresë’, duke mashtruar veten se mund ta mposhtin Rusinë. Ndërkohë, komentet e Presidentit Zelensky për zgjedhjet, që kërkojnë garanci perëndimore, tingëllojnë si një skenë nga një teatër kukullash,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit