Dy kolumbianë janë arrestuar dhe një shqiptar është proceduar për prostitucion në Durrës, gjatë fazës së 11-të të operacionit policor “STORM”.
Arrestimet u realizuan në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku dy kolumbianet, L. S., 26 vjeçe dhe M. P., 26 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament dhe e kishin përshtatur për prostitucion. Po ashtu, E. M., 22 vjeç nga Burreli është proceduar penalisht për veprën e prostitucionit.
Në kuadër të operacionit, u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një sasi parash në lekë dhe valutë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh dhe disa karta SIM.
Hetimet janë ende në vazhdim, dhe materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.









