-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: PS e angazhuar për luftën kundër nepotizmit dhe zbatimin e rekomandimeve të BE

Kryesoret

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kreu i grupit, foli për disa nga çështjet kryesore të diskutuar. Ai theksoi se një prej pikave më të rëndësishme ka qenë prezantimi i një projekti për krijimin e një Komisioni Etik brenda PS, i cili synon të luftojë emërimet nepotike.

Balla e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm për forcimin e transparencës dhe etikës brenda partisë, duke shtuar se ky është një mandat historik që shqiptarët ia dhanë PS me besimin për të kryer reforma të thella.

Për sa i përket ndërveprimit me Bashkimin Evropian, Balla theksoi se PS ka një angazhim të fortë për të zbatuar rekomandimet e BE dhe për të qëndruar në linjë me to, duke siguruar kështu një proces të qëndrueshëm dhe të qartë në raportet me partnerët ndërkombëtarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit