Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur punën në komisionet parlamentare në një veprim të papritur, duke i dhënë prioritet mobilizimit për protestën e 22 dhjetorit, që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nga grupi parlamentar i PD-së, asnjëri prej deputetëve të opozitës nuk është paraqitur në mbledhjet e komisioneve parlamentare sot, pasi ata janë angazhuar të plotë në përgatitjet e protestës, e cila do të zhvillohet para Kryeministrisë.









