Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Hagës për të takuar ish-Presidentin e Kosovës dhe ish-udhëheqësin e UÇK-së, Hashim Thaçi, që ndodhet në paraburgim prej 5 vitesh.
Në një postim në rrjetet sociale, Endrit Thaçi shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të nënës për Kryeministrin Rama.
Ai vlerësoi fjalët dhe veprimet e tij, duke i cilësuar ato si shembuj të atdhedashurisë dhe përparimit.
“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, u shpreh Endrit Thaçi.









