Në një fjalim të ashpër, kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për abuzime të mëdha me pasurinë publike dhe për pengimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të mbrojtur veten.
Berisha tha se Rama e dinte që pas Ballukut, ai do të ishte i dyti në radhë, dhe kështu përpiqej të shmangte pasojat e veprimeve të tij korruptive.
“Edi Rama është autori i vjedhjes së përmasave të paimagjinueshme, dhe pasuritë e tij dhe të Ballukut janë dëshmi e korrupsionit të thellë”, tha Berisha. Ai shtoi se Rama ka përdorur pasuri offshore për të grumbulluar pasuri, përfshirë 2 milionë euro. “Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitet ose të shkarkojë Ballukun. Por, duhet të dimë se Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar”, përfundoi Berisha.









