Kreu i PD, Sali Berisha, ka lënë selinë e partisë dhe është drejtuar në këmbë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u bashkuar me protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Ai është shoqëruar nga deputetë të PD-së, si Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.
Qytetarë dhe simpatizantë të partisë janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë, duke njoftuar nisjen e revoltave pa kthim deri në dorëheqjen e qeverisë.









