Një 37-vjeçar nga Tirana është arrestuar për llogari të autoriteteve spanjolle, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për kultivim droge.
Është arrestuar shtetasi me dy identitete Gjergji Ceka alias Gjergj Kola.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.









