-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia Lushnje i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos

Kryesoret

Këshilli Bashkiak i Lushnjes ka vendosur sot sot t’i heqë titullin “Qytetar Nderi” Gjergji Velon, titull i miratuar nga ky këshilli dy muaj më parë pas kundërshtisë së fortë të demokratëve.

Vendimi vjen pasi këshilltarët demokratë në Bashkinë e Lushnjes kanë bërë më 17 dhjetor kërkesë për heqjen e këtij titulli.

Vendimi i mëparshëm ishte marrë mbi bazën e informacionit jo të plotë të paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve. Pas përfshirjes së çështjes në rendin e ditës, këshilli miratoi heqjen e titullit me 23 vota pro, 4 kundër dhe 8 abstenime.

Gjergji Velo ka mbajtur funksionin e kryetarit të Komitetit të Lushnjës në komunizem dhe ka firmosur në rolin si persekutor ndaj demokratëve.

Sakaq, Këshilli e cilësoi vendimin si një korrigjim institucional dhe jo si ndëshkim personal ndaj Velos.

Në të njëjtën mbledhje u miratuan edhe buxheti i vitit 2026 me vlere 22 milionë euro. Opozita votoi kundër, ndërsa shumica e miratoi buxhetin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit