Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës, duke shkaktuar përplasjen ballë për ballë të dy automjeteve.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar plagë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku është vendosur nën kujdes mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që sollën këtë përplasje.
Kryqëzimi ku ndodhi ngjarja është një segment i njohur për rrezikshmëri të lartë, ku më herët janë regjistruar aksidente të tjera, disa prej të cilave me pasoja të rënda.









