Jahja Mustafa, babai i ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të enjteje, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.
Kërkesa e Salih Mustafës për të vizituar të atin para vdekjes u refuzua nga Gjykata Speciale në Hagë.
Pas këtij vendimi, Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke e cilësuar Gjykatën Speciale si “të turpshme” dhe duke theksuar se kjo nuk është drejtësi dhe as njerëzi.
Ajo theksoi se Salih Mustafa nuk pati mundësinë të takohej me babanë e tij për herë të fundit, duke e quajtur këtë veprim të pajustifikuar dhe të padrejtë.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua në dhjetor 2022 nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për akuzat e vrasjeve dhe torturave ndaj shqiptarëve.









