Kandidati për kryeministër i Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, u ka premtuar qytetarëve se rrugët kryesore në Kosovë do të bëhen nëse LDK fiton zgjedhjet e ardhshme për kryeministër.
Postimi i Abdixhikut
Për më pak se një mandat, rrugët e Kosovës duhet të përfundojnë. Do të përfundojnë me ne! Ekipet tona do rë jenë në terren, ditë e natë që lidhja kombëtare mes qyteteve të bëhet realitet i ri.
Unaza e Kryeqytetit, Autostrada e Anamoravës, magjistralet për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjakovë duhet të mbarohen si projekte kombëtare zhvillimi. Sepse rrugët janë ekonomi, janë lëvizje, janë vende pune dhe jetë më e lehtë për qytetarët tanë.
Kosova ka nevojë për punë konkrete.
Kosova ka nevojë për zhvillim.
LDK do t’i përfundojë.
Ky është plani ynë!










