-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahia: Qendra Historike e Shkodrës është në rrezik

Kryesoret

Deputeti i opozitës Bardh Spahia paralajmëron se një plan urbanistik në Shkodër rrezikon të ndryshojë rrënjësisht Qendrën Historike, duke lejuar ndërtime shumëkatëshe që kërcënojnë trashëgiminë kulturore dhe identitetin e qytetit.

Deklarata e plotë:

“Me të njëjtën skemë siç betonizuan Tiranën, politikat e errëta të strukturës më kriminale, Rilindjes, përmes njeriut të ulur në karrigen e kryetarit të bashkisë Shkodër nga krimi, Benet Beci, po tentojnë të vënë në zbatim një plan ogurzi për Qëndrën Historike të Shkodrës.

Fillimisht Beci i partisë së krimit, ja beson një kompanie që nuk di as historinë dhe as identitetin e Shkodrës, hartimin e planit të detajuar vendor. Ky plan që kjo kompani dorëzon parashikon të ngrihen ndërtime deri në 9 kate, në zonën muzeale, në dëm absurd dhe të plotë të asaj që kemi trashëguar deri më sot nga arkitekti Kolë Idromeno.

Edhe pse i pandehur nga SPAK për korrupsion me fonde publike, Beci shërbëtor i krimit, vazhdon abuzimet dhe shpejton ta dërgojë për miratim këtë plan, duke anashkaluar tërësisht institucionet si: Instituti Kombëtar i Trashigimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashigimisë Kulturore Shkodër, që drejtëpërdrejtë kanë në administrim monumentet e kulturës. 

Ai guxon të shkojë deri në atë pikë sa të hedh poshtë edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr.771, date 30.09.2020 “PËR DEKLARIMIN PASURI KULTURORE TË QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË SHKODRËS, PËRCAKTIMIN E ZONËS MBROJTËSE TË SAJ DHE MIRATIMIN E PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E TYRE”.

Betonizimi i qëndrës së Shkodrës dhe hapja rrugë për të tilla ndërtime, nuk është asgjë tjetër, veçse favorizim për klientët e pushtetit, që duan të pastrojnë paratë e krimit me ndërtime, që shkatërrojnë identitetin e Shkodrës dhe asfiksojnë zemrën e qytetit. 

Nga ana tjetër Beneti ka bllokuar çdo leje të mundshme ndërtimi për çdo banor të qytetit të Shkodrës duke i detyruar të shkojnë dhe të blejnë njësi apartamentesh tek ata të pushtetshëm të cilët ndërtojnë me urdhër dhe për llogari të Benetit dhe Ramës

Ky plan shkatërrimtar i identitetit të qytetit tonë duhet ndalur dhe Shkodra e shkodranët nuk mund dhe nuk do ta pranojnë këtë skemë mafioze të Benet Becit dhe bandës kriminale që sponsorizon mbajtjen e tij në atë karrige, që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit