-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Jemi forcë më pro-perëndimore, ne triumfuam

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin me demokratët e Korçës, duke thënë se ne kemi qenë forca më e izoluar politike, këtë e kanë treguar rezolutat ndërkombëtare, duke thënë se sot ne jemi më të forcë më pro-perëndimore se kurrë dhe kemi triumfuar ndaj së keqes së pushtetit të Edi Ramës.

Fjala e Berishës

Së fundmi i dëgjoni sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin. Ne triumfuam. Mitë e mi, jo vetëm triumfuam dhe nuk u zhdukëm, por mbrojtëm lirinë, dinjitetin dhe kauzën e çdo shqiptari, në kushte të vështira.

Rama do ishte humbës nëse nuk falte 2 mld euro para zgjedhjeve, nëse nuk jepte licencat për kanabisin, lejet e ndërtimit dhe legalizimet,. Do ishte humbës nëse nuk përdorte fuqinë ekzekutive për çertifikata, legalizime, të mashtronte për vota, apo 100 euro bonusi i pensionistëve.

Rama do ishte humbës nëse nuk do fuste në lista 28 deputetët e krimit.

Por një mësim nuk e ka nxjerrë ai, se ne jemi të pamposhtur, po, po, jemi të pamposhtur. Ne ia kemi provuar atij. Kur ai ka nxjerrë tanket, ne ia kemi djegur ato tanke, kur ai na izoloi, ne u përgjigjëm dhe mbijetuam dhe shifeni ku do përfundojë ai. Në qëndrojmë, jemi të pamposhtur, ne si parti politike kemi pasur qëllimin ja të vdesim, ja të rrojmë për liri, ne kemi rrojtur për liri dhe to e dëshmojmë atë.

Si kryeministër ai paguan dhjetëra e dhjetëra milionë euro për lobistë nga taksat tuaja. Por fal punës së opozitarëve, ne paraqitëm mijëra e mijëra dokumente. Zgjedhjet u dënuan me vdekje, ishin false elektorale. Ne jemi për mision vendimtar, për fatin tuaj dhe të shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit